Humbja në finale djeg, Vllaznia nis revolucionin: largohet trajneri dhe drejtori sportiv! Priten edhe largime futbollistësh

13 Maj 2025
20:59
Telesport
back button

Vllaznia nis revolucionin pas disfatës në finalen e kampionatit shqiptar, ku Egnatia triumfoi ne nje ndeshje te dominuar. Klubi shkodran mori dy vendime te pritshme duke konfirmuar zyrtarisht largimin e Tomas Brdariç. Trajneri gjerman mbyll kështu bashkëpunimin që zgjati 1 vit me kuqeblutë, pas rikthimit në pankinë. Ai paguhej 7 mije euro ne sezon.

Vllaznia u mposht nga Egnatia në finalen e Final Four. Shkodranët pësuan disfatë me rezultatin 0-4 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kujtojmë se Vllaznia kishte njoftuar po sot gjithashtu largimin e drejtorit sportiv, Tefik Osmani. Ky i fundit ishte pjesë e klubit nga nëntori i vitit 2023.

Njoftimi i Vllaznisë: “KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”.

Gjithashtu, priten edhe largime ne organike me disa futbolliste qe sivjet nuk kane qene ne nivelin qe pritej.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit