Zanetti konfirmon një merkato të fuqishme për Inter dhe piketon talentin e River Plate

14 Maj 2025
8:31
Telesport
back button

Javier Zanetti, një nga drejtuesit e Inter, u shpreh se skuadra zikaltër është duke menduar jo vetëm për finalen e Champions League që do të luajë ndaj PSG por edhe për të ardhmen. E më saktë për merkaton.

Ne të gjithë jemi ende në valën e entuziazmit për atë që ndodhi në Champions, por së shpejti do të vijë koha që të ulemi dhe të fillojmë të planifikojmë atë që do të jetë sezoni i ardhshëm”, tha Zanetti.

Me përvojën e grumbulluar në të gjitha këto ndeshje që kemi luajtur dhe që Inter do të vazhdojë të luajë, sigurisht që do të ketë disa përforcime. Dhe ndoshta do të vijnë edhe disa lojtarë të rëndësishëm”, shtoi drejtuesi i Inter.

Duke folur për emra konkretë, ai përmendi Mastantuono (mesfushori i River Plate, 18 vjeç), për të cilin tha: “Ai është një lojtar që çdo ekip do të donte ta kishte dhe mendoj se do të luante mirë në çdo kontekst”.

A është i shtrenjtë për Inter? Po, është i shtrenjtë, veçanërisht për moshën e tij të re. Por unë mendoj se River po bën një punë të shkëlqyeshme, megjithëse nuk e di edhe për sa kohë do të mund ta shijojnë atë”, tha Javier Zanetti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit