Müller: E ardhmja? Kam disa ide, por jo një strategji. Do të vendos në javët në vijim

16 Maj 2025
9:20
Alfred Lleshi
back button

Pas 25 vitesh shërbim të ndershëm, Thomas Müller do të largohet nga Bayern Munich. Kupa e Botës për Klube do të jetë “vallja e fundit” e madhe për mesfushorin gjerman, i cili po përgatitet të përjetojë eksperiencën e parë larg “folesë”. “Ende nuk e di. Aktualisht nuk ka asgjë konkrete, por sigurisht që kam disa ide, – tha Müller për “Sky Sport DE”. – Le ta bëjmë situatën emocionuese”.

Prej javësh flitet për një kalim të tij të mundshëm në MLS. Opsion konkret për lojtarin që në shtator do të festojë ditëlindjen e 36-të. Ndërkohë, Müller do të luajë ndeshjet e tij të fundit zyrtare me Bayern Munich pikërisht në SHBA, ku më 15 qershor nis Botërori i ri për Klube. Kampionët gjermanë do ta nisin rrugëtimin kundër Auckland City (15 qershor), për të vijuar me Boca Juniors (21 qershor) dhe Benfica (24 qershor).

“Mendoj se javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Na pret Kupa e Botës për Klube, që do të jetë një eksperiencë emocionuese, – shtoi ai. – Nuk kam ndonjë strategji të përcaktuar. Nuk kam qenë kurrë tipi që thotë: Kjo është ideja ime dhe kështu do të bëj. Jam shumë i hapur mendërisht. Synoj, pasi ta përfundoj me futbollin, të kuptoj nëse ka diçka që më mungon. Nuk kam një dëshirë apo një ëndërr të vetme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit