Manchester United dhe Arsenal sfidohen për 750 milionëshin e La Liga-s

8 Qershor 2024
15:21
Denis Hakanaj
back button

Manchester United dhe Arsenali po ndjekin mesfushorin sulmues të Real Madridit, Brahim Diaz.

OkDiario thotë se Arsenali dhe United janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për sulmuesin.

Topçinjtë hapën bisedimet me Realin një muaj më parë dhe tani duket se ka hyrë në garë edhe Manchester United.

Brahim, një ish-produkt i Manchester City, mund të jetë i hapur për një largim këtë verë.

Sezonin e ardhshëm, me ardhjen e Kylian Mbappe dhe Endrick, konkurrenca për një vend në formacion do të bëhet më intensive.

Brahim ka një marrëveshje me Realin deri në vitin 2027, në të cilën përfshihet një klauzolë blerjeje prej 750 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit