Atletico nuk kursehet, gati 100 milionë euro për dy lojtarë

8 Qershor 2024
18:54
Denis Hakanaj
back button

Atlético Madrid duhet të forcojë repartin e mbrojtjes. Drejtuesit e Colchoneros duhet të gjejnë dy mbrojtës cilësorë për t’i përfshirë në skuadër, duke pasur parasysh largimin e Savic, Hermoso dhe Gabriel Paulista.

Fatkeqësisht për drejtorin sportiv Berta, mbrojtësit e zgjedhur kanë një kosto të lartë.

Mes dy emrave në krye të listës së dëshirave është Piero Hincapié, qendërmbrojtësi i Bayer Leverkusen. Klubi gjerman, sipas Marca, ka një vlerësim prej 50 milionë eurosh për 22-vjeçarin që pëlqehet nga “Cholo” Simeone, i cili ndër të tjera do të përshtatej në mënyrë të përkryer në linjën me tre mbrojtës të krijuar nga trajneri.

Rojiblancos do të donin të ulnin çmimin, të gatshëm për të ofruar deri në 30 milionë, por diferenca mes ofertës dhe kërkesës është e madhe.

Objektivi i dytë është Robert Le Normand. Për të marrë lojtarin spanjoll nga Real Sociedad duhet bërë një çmenduri. I ndjekur në Premier League, përveç Real Madridit që është i gatshëm të bëjë një ofertë të madhe për 27-vjeçarin në kulmin e karrierës.

Lojtari e vlerëson interesimin e Atleticos, raporton gazeta spanjolle, por para se të pranojë çdo propozim ai dëshiron të dëgjojë edhe alternativat. Marrëdhëniet mes klubeve janë shumë të mira, por edhe në këtë rast bëhet fjalë për një kosto prej 50 milionë eurosh.

Ndërsa Atleti është i gatshëm të derdhë nga 25 deri në 30 milionë euro. Megjithatë, për të marrë një zbritje në operacion, Colchoneros mund të përfshijnë Javi Galan (në huazim te Sociedad nga Atlético) në marrëveshje, duke pasur parasysh se klubi bask është i interesuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit