“Do të shkruajë historinë”, parashikimi i Zidane: Do të na e kalojë të treve

8 Qershor 2024
18:55
Denis Hakanaj
back button

Zinedine Zidane, fituesi i Topit të Artë në vitin 1998, sheh një fat të vulosur për Kylian Mbappé. Sipas kampionit të botës 1998, ylli i ri i Real-it do të hyjë në historinë e kombëtares franceze siç nuk ka bërë asnjë lojtar tjetër më parë.

“Ai do të shkruajë historinë”, tha Zizou për TF1 në premierën e dokumentarit “Le Phénomène Mbappé” nga Téléfoot.

Mbappé është vetëm në fillim të karrierës së tij, por ai tashmë ka lënë gjurmë në futbollin francez dhe gëzon një vlerësim global që shkon përtej kufijve të futbollit.

Megjithatë, ndër të mëdhenjtë e botës së futbollit, a mund të konsiderohet i barabartë me paraardhësit e kalibrit të Just Fontaine, Raymond Kopa dhe vetë Zidane?

“Unë mendoj se ai do t’i kalojë të gjithë. Të gjithë këta lojtarë meritojnë respekt, dhe unë mendoj se ai e bën këtë, dhe kjo është e bukura e kësaj. Por unë mendoj, duke e parë atë, se ai me siguri do t’i kalojë të gjithë të tjerët”.

“I çliruar dhe i lehtësuar” nga transferimi i tij te Real Madrid, Kylian Mbappé tani do të përpiqet të lërë gjurmë në një sezon shumë të turbullt për shkak të largimit të tij të diskutueshëm nga PSG me kosto zero.

Kampionati Europian në Gjermani i përshtatet shumë, sepse ish-lojtari i Monaco kërkon revansh pas atij edicioni të 2021 të kompeticionit, kur Les Bleus u eliminuan në 1/8-at e kompeticionit ndaj Zvicrës me një penallti të humbur nga ana e tij.

Një shuplakë në fytyrë që ai absolutisht dëshiron ta lërë pas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit