Anësori gjerman heziton të rinovojë, drejtuesit bavarezë në kor: Oferta për Sané nuk ndryshon

20 Maj 2025
9:22
Alfred Lleshi
back button

Pas fitores 4-0 të Bayern Munich ndaj Hoffenheim, drejtori sportiv Max Eberl zbuloi se Leroy Sané ka refuzuar ofertën e kontratës nga klubi bavarez, duke deklaruar: “Leroy na ka bërë me dije se nuk dëshiron ta pranojë ofertën tonë ashtu siç është”.

Megjithatë, drejtori sportiv gjerman nuk përjashtoi mundësinë e një marrëveshjeje të ardhshme. Gjatë festimeve për titullin kampion të Bayern në “Marienplatz”, presidenti i nderit Uli Hoeness u shpreh për median gjermane se do të duhet ende kohë për ta mësuar vendimin përfundimtar të sulmuesit: “Do të presim deri më 1 gusht, kur nis sezoni i ri. Pasi të ketë marrë një vendim, do ta bëjmë të ditur. Është një vendim që i përket atij dhe i duhet kohë”.

Presidenti Herbert Hainer shtoi: “Kemi qëndruar të palëkundur në ofertën tonë. Negociuam një propozim dhe mbetemi tek ai, nuk lëvizim asnjë milimetër. Vendimi do të vijë së shpejti”.

Sané, autor i 12 golave dhe 11 asistimeve në 34 ndeshje të Bundesligës për këtë sezon, është në radarët e disa klubeve nga Premier League. Situata e kontratës së anësorit të talentuar gjerman mbetet e pasigurt, ndërkohë që interesimi nga Arsenali mund të jetë alternativë joshëse për të, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij te Bayern Munich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit