Interi sheh nga merkatoja e sulmit, 35 mln euro për ‘dështimin’ e Premier League

19 Maj 2025
18:22
Telesport
back button

Paris Saint-Germain është rivali i fundit i Interit këtë sezon për të kuptuar nëse zikaltrit e kanë bërë kapërcimin e madh, apo do të mbeten një skuadër tipike italiane: cilësore, por jo edhe aq për futbollin europian.

Në Milano duan të rriten dhe për këtë duhet merkato e fuqishme.

Me largimin e pritshëm të Marko Arnautovic dhe Joaquin Correa, drejtuesit duan të transferojnë një sulmues të klasit botëror.

Simone Inzaghi pëlqen sulmuesin Joshua Zirkzee. 23-vjeçari sezonin e kaluar shkëlqeu te Bologna. Aktualisht luan te Manchester United, ku ka dështuar. Të paktën deri tani. Interi shpreson ta huazojë me të drejtë blerjeje për 35 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit