Një skuadër e tërë me valixhet në dorë, te Juventus përgatiten për një revolucion në merkato, ja emrat

20 Maj 2025
11:35
Telesport
back button

Te Juventus mund të ketë një revolucion të madh këtë verë, me plot 11 lojtarë që janë me valixhen gati. Pra, një skuadër e tërë. Qendërsulmuesi serb Dusan Vlahovic është kryesuesi i largimeve nga bardhezinjtë por sigurisht jo i vetmi.

Ai ka ende edhe një vit kontratë, me një pagë neto prej 12 milionë eurosh. Negociatat për rinovim nuk kanë nisur kurrë, ndaj ai është efektivisht në shitje. Edhe Kolo Muani ka pasur ulje-ngritjet e tij në repartin e avancuar.

Fillimisht Juventus mendonte ta mbante francezin e huazuar, por duket se ka ndërruar mendje. Nga ana tjetër, Arkadiusz Milik ka qenë gjithmonë jashtë fushës këtë sezon. Ai rinovoi kontratën duke shpërndarë rrogën në një periudhë afatgjatë.

Në dilemë janë edhe Veiga dhe Conceiçao. Juventus nuk dëshiron t’i heqë qafe, por ata duan të rriten diku tjetër për një sezon, të luajnë më shumë. Edhe klubi ka qëllim që t’i ripërtërijë dhe të lulëzojnë në vitin 2026.

Kundër Udinese, Conceiçao, i cili ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë euro në kontratën e tij me Porton, u rikthye të shkëlqejë. Në vjeshtë, një investim tek portugezi dukej logjik, por me kalimin e muajve ai buxhet mund të devijohet në objektivat të tjerë.

Douglas Luiz mund të rikthehet në Premier League, gjë që e ka konfirmuar vetë, ndërsa portieri Mattia Perin mund të tërhiqet nga një mundësia për të qenë titullar diku tjetër.

Ndërsa Nicolò Savona, Samuel Mbangula dhe Jonas Rouhi, po luhaten midis një huazimi dhe një transferimi të mundshëm në rast të një oferte të mirë. Me pak fjalë, gjysma e dhomës së zhveshjes mund të largohet në merkaton e verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit