Nuk do të jetë një revolucion i vërtetë, por Milani synon të ndryshojë shumë në merkato për sezonin e ardhshëm.
Pas vendit të dytë, klubi dëshiron të vazhdojë të rritet në një përpjekje për të fituar kampionatin numër 20.
Ndryshimi do të nisë nga stoli me Paulo Fonseca të caktuar për të zëvendësuar Stefano Piolin. Trajneri portugez do të zyrtarizohet në ditët në vijim dhe nga ai moment do të mendohet për forcimin e ekipit, veçanërisht të repartit të avancuar.
Emri më popullor për sulmin është ende Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez ishte një nga lojtarët kyç Bolognas në udhëtimin që i çoi kuqeblutë drejt kualifikimit në Champions League.
Synimi i klubit është të ofrojë 40 milionë euro plus komisione dhe të marrë në shtëpi një lojtar shumë interesant dhe të besueshëm para portës.
Emri i dytë, i cili megjithatë nuk e përjashton ardhjen e mundshme të Zirkzee, është ai i Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t, i cili do të jetë në grupin e Italisë në Kampionatin Europian, mund të rikthehet jetë përforcimi i radhës për të forcuar paketën sulmuese.
Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta dello Sport, vlerësimi me siguri do të jetë më i ulët se ai iholandezit. 20 milionë euro në fakt mund të mjaftojnë për yllin kuqezi.