“Go Home”, Milan e mbyll me protesta dhe pakënaqësi të shumta sezonin

24 Maj 2025
22:41
Telesport
back button

Milan ka mbyllur këtë sezon në Serie A, duke mundur 2-0 Monza-n në ndeshjen e fundit, e luajtur në “San Siro”. Një sezon super i dështuar për kuqezinjtë, gjë që ka rritur dita ditës pakënaqësitë e tifozëve, të cilët e treguan dhe sot inatin që kanë me drejtuesit.

“Go Home” (Kthehu në shtëpi), ky ishte mesazhi i “Curva Sud” drejtuar RedBird dhe pronarit Cardinale, i ekspozuar duke formuar një koreografi me një grup tifozësh pasi policia nuk i lejon të fusin gjë në stadium.

Përsa i përket ndeshjes, rezultati u zhbllokua në minutën e 64-të me golin e Matteo Gabbia, i cili shënoi me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Në minutën 74-të, Joao Felix do të ekzekutonte në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe topi përfundoi në rrjetë, 2-0 për kuqezinjtë.

Ndeshja e sotme ka qenë e fundit për shumë lojtarë, të cilët pritet të zyrtarizojnë largimin nga Milan në ditët në vjim, po ashtu ndeshja e fundit edhe për trajnerin Sergio Conceicao.

Të hënën, Milan pritet të zyrtarizojë drejtorin e ri sportiv, i cili është Igli Tare. Shqiptari do të marrë kështu zyrtarisht detyrën dhe do të fillojë direkt nga puna.

SHIKGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit