“Sukseset e mëdha maten me vlerën e kundërshtarit”; Napoli i kthen urimet Interit

25 Maj 2025
8:34
Alfred Lleshi
back button

Një garë “kokë më kokë”, që e përcaktoi fituesin vetëm në javën e fundit. Në mbrëmjen vendimtare për fatet e Serie A, Napoli u shpall kampion i Italisë për herë të katërt në historinë e tij.

Kjo ndodhi falë fitores 2-0 kundër Cagliarit në “Maradona”, ndërsa Interi, të cilit nuk i mjaftoi suksesi në transfertë kundër Comos për ta mbajtur ende të qepur në gjoks titullin kampion, i bëri komplimente rivalit të tij në fushë përmes kanaleve sociale:

“Urime Napolit për fitimin e titullit!” E menjëhershme përgjigjja e klubit napolitan për t’i nderuar zikaltërit: “Sukseset e mëdha maten edhe me vlerën e kundërshtarëve, ishte një garë emocionuese. Suksese të mëdha për javën që vjen në finale e Champions-it!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit