Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, foli për Sky Sport pas suksesit 1-0 në miqësoren kundër Bosnjës: “Driblonim më mirë në fushë, pak më shumë në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë pamë një rregull dhe cilësi.
Dështuam në pasimin e fundit dhe në shënimin e golave, kishim 2-3 topa te mire per t’i shtyre ne rrjete… Për t’i zbehur pak të gjitha, ishin këto gjysmëpasime që nuk mbërrinin kurrë, këto synime për të rrotulluar topin, por në realitet duhet ta benim me shpejt”.
Me çfarë fryme po shkoni në Kampionatin Evropian?
“Bëmë atë që duhej të bënim, jemi të bindur që kemi një skuadër të mirë, por do të duhet të futemi në atmosferën e ndeshjes reale. Kemi pasur dy skuadra thuajse të ndryshme që kanë luajtur për t’i parë të gjitha nga pak sepse të paktën ne kemi mundësinë t’u themi atyre diçka që duhet gjetur për të përmirësuar gjërat.”.







