Aventurës së David de Gea te Fiorentina duket se i ka ardhur fundi. Kontrata e spanjollit skadon në fund të qershorit dhe e ardhmja e portierit spanjoll duket larg klubit vjollcë dhe Serisë A.
Edhe pse 34 vjeç, me formën që ka treguar te Fiorentina, De Gea ka ngjallur interesin e disa klubeve të njohura, një prej tyre është edhe Monaco. Klubi i Ligue 1 është kandidati kryesor për të siguruar transferimin e spanjollit, e tërhequr nga mundësia e nënshkrimit falas të njërit prej portierëve më të mirë të viteve të dekadës së fundit.
De Gea duket i joshur nga ideja për të luajtur te Monaco, ku do të ketë mundësinë të rikthehet edhe në Champions League, pasi klubi i Principatës ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në këtë kompeticion. Mes palëve, përfaqëuesve të lojtarit dhe klubit francez kanë mbetur ende disa detaje të vogla për t’u diskutuar dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë shumë shpejt.







