Carlo Ancelotti konfirmoi se djali i tij Davide nuk do ta ndjekë nga pas në aventurën e tij në krye të kombëtares së Brazilit. I riu pritet të dalë nga “streha” e babait dhe të nisë një karrierë më vete si trajner.
Prej kohësh Davide Ancelotti po bisedon me skuadrën e Rangers, për të marrë drejtimin e klubit të njohur skocez. Sipas BBC, bisedat e fundit kanë shkuar mirë dhe vendimi përfundimtar nga klubi skocez duhet të arrijë këtë javë.
Por Davide Ancelotti mund të mos vijë vetëm. Përflitet se edhe mesfushori kroat Luka Modric, që u largua nga Real Madrid, mund ta ndjekë pas. Ata kanë patur një bisedë paraprake dhe kroati nuk i ka thënë JO idesë për të luajtur në Skoci.
Kjo tregon besimin që lojtarët elitarë kanë tek “Ancelotti Junior”. Madje edhe ndonjë lojtar i tepërt aktualisht te Real mund ta ndjekë nga pas.







