E ardhmja e Cristiano Ronaldo vazhdon të dominojë titujt kryesorë të mediave, pasi ylli portugez la të kuptohet për një largim të mundshëm nga Al-Nassr pas ndeshjes së fundit të Ligës.
40-vjeçari ka qenë i lidhur me disa klube, me botën e futbollit që pret të dëgjojë për lëvizjen e tij të radhës. Sipas raportimeve të fundit, Ronaldo është shënjestruar nga rivalët e Al-Hilal, të prirur të nënshkruajnë një emër të madh pas largimit të Neymar.
Al-Hilal do të garojë edhe në Botërorin e ardhshëm për Klube, gjë që mund të jetë një faktor joshës për Ronaldo. Po sikur Greqia të ishte destinacioni i tij i radhës?
Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, që luan në NBA me Milwaukee, i cili tashmë ka shprehur publikisht admirimin e tij për portugezin, ka gjithashtu idetë e tij për destinacionin e ardhshëm të CR7.
Në një postim në Instagram ai ka shkruar: “Cristiano eja të luash në Greqi. Olympiacos, Panathinaikos, AEK ose PAOK. Nuk jam budalla, mendoje mirë”.







