Zbulohet prapaskena: Wirtz refuzoi Bayern për faj të trajnerit Kompany

30 Maj 2025
16:01
Telesport
back button

Süddeutsche Zeitung ka zbuluar disa detaje të pathëna për refuzimin që Florian Wirtz i bëri Bayern-it, duke zgjedhur transferimin te Liverpool.

Bayern ishte gati të shpenzonte 120 mln euro për yllin gjerman të Bayer Leverkusenit, por preferenca e tij në fund rezultoi skuadra angleze.

SZ raporton se thuajse gjithë stafi drejtues i klubit bavarez, trajneri Vincent Kompany, drejtori sportiv Max Eberl, drejtori i sporteve të klubit Christoph Freund dhe dyshja e përhershme Karl-Heinz Rummenigge e Uli Hoeneß u përpoqën ta bindnin mesfushorin ofensiv në një takim disaorësh në një hotel.

Ishte data 18 maj, kur Bayern hipotekoi titullin kampion, kur drejtuesit bavarezë biseduan me Wirtz. Trajneri Kompany u ul për një orë ballë përballë me Wirtz dhe i shpjegoi idetë e tij. Gjatë bisedës, Wirtz e pyeti se ku e shihte trajneri belg në formacion.

Kompany nuk i dha një përgjigje fikse. Duke qenë se te Bayern luan Jamal Musiala, Wirtz i kërkoi që të ishte ai trekuartisti i skuadrës, pra truri i ofensivës. Kompany nuk ia dha këtë garanci, ndryshe nga Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit