Superkompjuteri zgjedh formacionin ideal për finalen e Champions-it, vetëm një sulmues nga PSG

31 Maj 2025
12:42
Alfred Lleshi
back button

Kanë mbetur pak orë para se topi të nisë të rrotullohet në Mynih. Interi dhe PSG do të përballen në një ndeshje që mund të hyjë në histori, sidomos për parizienët. 22 lojtarë do të zbresin në fushë me synimin për të ngritur trofeun e Champions League, teksa “Stats Perform” ka përzgjedhur 11-shen ideale, sipas të dhënave të kësaj platforme statistikore.

Portieri
Në portë, superkompjuteri ka zgjedhur Yann Sommer. Portieri i Interit ka evituar më shumë gola sesa çdo portier tjetër në këtë edicion të Champions-it. Ai ka pësuar vetëm 10 gola nga 15.9 “gola të pritshëm”, sipas statistikave.

Mbrojtja
Mbrojtja është pothuajse e gjitha nga PSG. Mbrojtësi i djathtë është Achraf Hakimi, i cili është mbrojtësi me më shumë gola (3), asistime (5) dhe raste të krijuara (34) në këtë Champions. Qendërmbrojtës janë Marquinhos dhe Acerbi. Italiani është i vetmi nga Interi në këtë formacion ideal, ndërsa goli i tij vendimtar ndaj Barcelonës e bëri atë shënuesin më të vjetër të një gjysmëfinaleje Champions-i. Në krahun e majtë luan Nuno Mendes.

Mesfusha
Mesfusha është pothuajse portugeze. João Neves dhe Vitinha dominojnë qendrën e fushës. Vitinha është lojtari që ka bërë më shumë pasime në një edicion të vetëm të Champions-it, pas Xavit. Krahas tyre është Barella, lojtari i Interit me më shumë pasime në zonën e fundit të mesfushës.

Sulmi
Në sulm janë Lautaro dhe Thuram, të shoqëruar nga Dembélé. Francezi ka marrë pjesë në 12 gola në këtë Champions, me 4 gola dhe 3 asistime, shifra që askush te PSG nuk i ka arritur më parë. Nga ana tjetër, Lautaro ka mundësinë të shënojë në 1/8 finale, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Në këtë formacion ideal janë 6 lojtarë nga PSG dhe 5 nga Interi, ndërsa Portugalia është e përfaqësuar me 3 lojtarë. Megjithatë, fusha do të tregojë të vërtetën, pasi të tilla finale shpesh nuk iu përmbahen logjikave të statistikave.

PSG - INTER CHAMPIONS LEAGUE FINAL 2025 by jafarjeef on DeviantArt

Lajme të tjera

Lajmet e fundit