Prioriteti është ndreqja e mbrojtjes që në kampionatin e kaluar bëri shumë gabime dhe pësoi shumë gola të shmangshëm ndaj kundërshtarëve. Massimiliano Allegri ka një ide të qartë për një nga problemet kryesore të Milan dhe synon ta zgjidhë atë që në fillim të aventurës së tij kuqezi.
Ai kërkon emrat në duhur në merkato, pasi Milan ka nevojë për anësorë, si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Walker do të largohet, Emerson Royal kërkon ekip, Florenzi i skadon kontrata dhe Theo është në merkato. Duhet edhe një qendër cilësore sepse Thiaw është në syrin e Bayer Leverkusen dhe Tomori nuk është i sigurt se do të qëndrojë.
Duke luajtur vetëm në kampionat dhe Kupën e Italisë, Milan nuk do të duhet të krijojë një skuadër shumë të madhe. Ndaj klubi mund të fokusohet në disa blerje, por të goditura, lojtarë tashmë të konsoliduar. Për të zëvendësuar Hernandez, opsioni i preferuar është Destiny Udogie, të cilin Tare e pëlqente edhe kur ishte te Lazio.
Tottenham pagoi 25 milionë për të dhe sigurisht që vlera e tij nuk ka rënë pas fitores së Europa League. Ish-lojtari i Udinese bën disa gabime në mbrojtje, por për shkak të moshës së tij (22 vjeç), kombësisë italiane dhe perspektivave të rritjes ai konsiderohet një investim “i sigurt”.
Milani është ende duke kërkuar përreth dhe ka kërkuar informacion për Junior Firpo, të cilit i skadon kontrata me Leeds United. Për krahun e majtë, kuqezinjtë kanë monitoruar belgun Maxim De Cuyper nga Club Brugge, por për të nuk mungon konkurrenca.
Ëndrra e Allegri është Andrea Cambiaso nga Juventus, i cili mund të përdoret në të dyja krahët. Ai duket i paarritshëm, pasi e kërkon edhe Manchester City.
Për qëndërmbrojtësit, Tare dhe Allegri vlerësojnë Mario Gila, spanjollin nga Lacio. Një emër tjetër është Jaka Bijol, qendërmbrojtësi i Udinese, i cili mund të jetë i dobishëm në skemën me 3 mbrojtës. Luiz Felipe, një tjetër nga obsesionet e Tares, pasi ka gjetur pak hapësirë në Marsejë që nga janari.







