Shqipëria si “Hirushja” e grupit B, ja si vijnë rivalët e kuqezinjve në “Euro 2024”

10 Qershor 2024
12:22
Alfred Lleshi
back button

Ka nisur zyrtarisht java para fillimit të “Euro 2024”, një kompeticion kontinental që do ta shohë Italinë të angazhuar në mbrojtjen e titullit evropian, të fituar tri vite më parë në “Wembley”, ndërsa Shqipërinë për herë të dytë mes kombëtareve më të mira të Europës.

Axurrët e përfshirë në Grupin B do të thirren për t’u përballur me Shqipërinë, në ndeshjen debutuese më 15 qershor në Dortmund; me Spanjën (20 qershor në Gelsenkirchen) dhe në fund me Kroacinë (24 qershor në Leipzig). Katër ditë para fillimit të Europianit, le të shohim se në çfarë gjendje mbërrijnë kombëtaret e Grupit B.

SHQIPËRIA E ‘ITALIANËVE’
Debutimi i Italisë në “Euro2024”, me një peshë specifike enorme duke pasur parasysh kalibrin e kundërshtarëve në grup, do të jetë përballë Shqipërisë së trajnerit Sylvinho (ish-bashkëpunëtor i Mancinit) dhe shumë lojtarëve që luajnë në Serie A: nga Etrit Berisha, Djimsiti dhe Hysaj, duke arritur deri tek Ismajli, Asllani, Ramadani, Kumbulla e Bajrami. Midis rreziqeve më të mëdha, megjithatë, do të duhet veçanërisht të mbahet një sy tek Armando Broja, sulmues i Chelsea, performancat dhe rritja e të cilit kanë marrë vëmendje edhe nga Milani.

SUPERSKUADRA E SPANJËS
Për të pestin Europian radhazi, Italia do të përballet sërish me Spanjën, në atë që tashmë konsiderohet klasike e madhe e futbollit ndërkombëtar. Në fakt, axuurët dhe “La Roja” tashmë janë përballur me njëri-tjetrin në çerekfinalet e “Euro 2008”, në finalen e Europianit 2012, në fazën e grupeve më 2016 dhe në gjysmëfinalen e edicionit 2021. Tri vite më vonë skenari përsëritet.

Spanja e udhëhequr nga Luis de la Fuente, padyshim përfaqëson kombëtaren favorite për vendin e parë në grup. Një kombëtare me nivel shumë të lartë teknik dhe cilësor, siç e konfirmojnë edhe disa emra me zë të lartë: Pedri, Rodri, Lamine Yamal, Oyarzabal dhe Morata. Vetëm për të përmendur disa.

KROACIA BALLKANIKE
Një tjetër kombëtare shumë e fortë e Grupit B, e drejtuar nga Zlatko Dalic. Kroacia është bërë tashmë një siguri absolute në turnetë e mëdhenj. Pas vendit të dytë në Kupën e Botës 2018 në Rusi, Kroacia doli e treta në Botërorin e luajtur në Katar dhe tani, e drejtuar nga Luka Modric, Marcelo Brozovic dhe Bruno Petkovic, ëndërron të përsërisë vetveten në Kampionatin Europian gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit