Futbollistët e Serbisë do të përballen me Shqipërinë këtë të shtunë, prej orës 20:45 në Tiranë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.
Në konferencën për shtyp të Shqipërisë, përveç trajnerit Sylvinho, foli edhe kapiteni i kombëtares, futbollisti i Atalantës, Berat Gjimshiti.

Gjatë konferencës, ai u pyet edhe për bashkëshorten e tij, Alisa Milenković, e cila është modele serbe. Një pyetje që nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Shqipërisë.
“Kemi ardhur këtu për futboll, jo për jetën private dhe familjen time, e cila është gjithmonë pranë meje në çdo ngjarje që kam”, – u përgjigj Gjimshiti.
Interesant është fakti se emri i Alisa Milenković nuk është shumë i njohur për publikun e gjerë. Ajo është serbe, modele dhe stiliste.

Berati dhe Alisa janë njohur në Zyrih, ku ajo jetonte në atë kohë, ndërsa futbollisti, me prejardhje shqiptare (portali serb e shkruan nga nga Kosova dhe Metohija), luante për një klub të njohur zviceran.
Lidhja e tyre u bë publike për herë të parë në vitin 2015, pikërisht përpara ndeshjes së shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë. Në atë kohë, mediat shqiptare e përmendën me krenari faktin se “modelja e zjarrtë” serbe do të ishte e vetmja serbe që do ta mbështeste Shqipërinë në atë përballje.

Vetëm një vit më pas, më 2016, çifti kaloi një krizë, kur, sipas mediave, Alisa e la futbollistin dhe ai vuajti shumë pas ndarjes. Megjithatë, ata u pajtuan pak kohë më vonë, u fejuan, Alisa mbeti shtatzënë dhe në vitin 2020 u bënë prindër të një djali, të cilit i vunë emrin Lion Aron.
Është interesante të theksohet se gjatë jetës së saj në Zvicër, Alisa diplomoi për marketing ndërkombëtar, ndërsa në vitin 2018 themeloi markën e saj të modës.
Shkruan portali serb “kurir.rs”







