Polonia me dhimbje koke pak ditë para fillimit të Euro 2024. Jo vetëm për shkak të paraqitjeve pa ngjyrë që ka dhuruar në kohët e fundit, por sepse ka parë që në miqësoren e fundit përgatitore t’i largohet i dëmtuar nga fusha ylli i skuadrës, Robert Lewandowski.
Polakët luanin sot ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, për të përgatitur aktivitetin të cilin e nisin me një përballje shumë të fortë ndaj Holandës. Por në minutën e 19 erdhi goditja e parë, me Karol Swiderskin, i cili u detyrua të linte fushën për shkak të problemeve fizike.
Në minutën e 30, ishte Levandovski ai i cili u ul i dëshpëruar në fushë pasi nuk mund të vazhdonte më. Edhe sulmuesi kërkoi zëvendësimin dhe la fushën dukshëm i mërzitur për këtë situatë, duke ngritur alarmin te polakët se bëhej fjalë për diçka serioze.
Tani të gjithë presin testet e specializuara të dy lojtarëve, të mësuar shkallën e dëmtimeve dhe nëse mund të marrë pjesë në turne. Sakaq, Polonia ka humbur per Europianin sulmuesin Milik qe u operua.