Thirrja “e minutave të fundit”: Holanda fton yllin e Serie A, luftohet kundër kohës. Avioni i tij niset nga Miami

12 Qershor 2024
22:43
Telesport
back button

Lajm shumë i rëndësishëm nga grumbullimi i kombëtares holandeze. Në fakt, trajneri Ronald Koeman, sipas asaj që raporton portali Voetbal International, ka vendosur të thërrasë edhe sulmuesin e Bolognas- Joshua Zirkzee për Euro 2024.

Fillimisht i lënë jashtë skuadrës me zhgënjim të kuptueshëm pas sezonit të mrekullueshëm te kuqeblute, Zirkzee tani do të përfshihet në grupin Portokalli për shkak të dëmtimeve të shumta në orët e fundit te kombetarja e tulipanëve.

De Jong dhe Koopmeiners fillimisht ishin zëvendësuar vetëm nga Maatsen, por tani që sulmuesi Brian Brobbey pesoi demtim, Koeman zgjodhi të merte edhe Zirkzee.

Brobbey do të kryejë testet në këto orë por problemi nuk duket shumë i vogël, ndaj Zirkzee do të duhet të nxitojë në kampin stërvitor në Wolfsburg.

Federata gjermane ka përgatitur dokumentet dhe është në pritje të autorizimeve nga UEFA, ndërkohë që lojtari tashmë thuhet se do të niset nga Miami, qyteti ku kishte nisur pushimet. Një lloj gare me kohën, duke qenë se Koeman do të donte ta kishte në dispozicion për stërvitjen me dyer të hapura të planifikuar për nesër!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit