Ronaldo: Tifozët presin shumë nga Portugalia, nuk ka vend për asnjë gabim

13 Qershor 2024
7:34
Alfred Lleshi
back button

A është Cristiano Ronaldo ende në fazat më kërkuese dhe konkurruese, që kur vendosi të transferohej në Arabinë Saudite për të veshur fanellën e Al-Nassr? Apo edhe më mirë, a do të jetë ai ende një gur-themeli i kombëtares portugeze në atë që do të jetë Kampionati i tij Europian i gjashtë radhazi në karrierën e tij? Vetë kapiteni portugez, CR7, iu përgjigj pyetjes përpara nisjes së “Euro 2024”.

“Gjëja më e rëndësishme është që skuadra luajti mirë. Ishte e rëndësishme të fitonim në miqësoren e fundit para Europianit, pavarësisht se kush i shënoi golat, – shpjegoi Cristiano Ronaldo pas ndeshjes kundër Irlandës dhe dopietës personale për fitoren finale 3-0”.

“Nuk e di nëse goli i parë ishte një nga më të mirët e mi, sepse më duhet t’i kthej të gjithë golat mbrapsht”, – është përgjigja ironike e yllit portugez 39-vjeçar, i cili deri më tani ka shënuar 130 gola në 207 ndeshje me kombëtaren, më shumë se gjithkush tjetër në histori.

Pas humbjes së fundit 2-1 kundër Kroacisë, kampionët e Evropës 2016 hoqën dyshimet për një dështim të mundshëm në edicionin e Gjermanisë: “Portugezët presin shumë nga Portugalia, nuk ka asnjë mundësi për gabime. Tifozët tanë duan gjithmonë që Portugalia të fitojë, edhe për shkak të gjeneratës, sepse ka shumë talent”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit