Debutimi në “Euro 2024” është caktuar më 21 qershor, kur Franca dhe Holanda do të përballen në fazën e grupeve, me synimin për të marrë pikët vendimtare për kualifikim. Virgil van Dijk tashmë e di se kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme.
“Franca është gjithmonë e vështirë për t’u mposhtur, – tha mbrojtësi i Liverpool-it në një intervistë për faqen e internetit të UEFA-s. – Francezët kanë cilësitë individuale për t’ju ndëshkuar edhe nëse bëni vetëm një gabim.
Ne gjithashtu e dimë që, nëse jemi 100% dhe mbrojmë e sulmojmë mirë si ekip, mund t’ia bëjmë jetën të vështirë kujtdo, edhe Francës. Çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht në një kompeticion të tillë të rëndësishëm”.
Van Dijk nuk mendon t’i japë një trajtim të veçantë Kylian Mbappes: “Nuk ka rëndësi kundër kujt luajmë, ne jemi të përgatitur. Ne e dimë se çfarë na pret, si luan kundërshtari, çfarë mund të bëjmë.
Kjo vlen për të gjitha skuadrat, jo vetëm për Francën apo Mbappen. Në fund të fundit, roli im do të jetë vazhdimi i trajnerit në fushë. Të gjithë sytë janë tek unë, por jam mësuar me këtë, është diçka që më pëlqen”.







