Pep Guardiola mesazh klubit: Më jepni lojtarë të mirë, pjesa tjetër nuk ka rëndësi

13 Qershor 2025
9:52
Telesport
back button

Pep Guardiola nuk është tipi për të qenë diplomatik me klubin e tij dhe gjithmonë i shpreh qartë mendimet e tij. Në një intervistë për ESPN, trajneri i Manchester City foli për pritshmëritë e tij nga merkato, ku deri më tani “citizens” kanë qenë aktivë.

Më jepni lojtarë të mirë. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Lojtarët e mirë dinë të përshtaten dhe të përshtaten në vazhdimësi. Lëvizjet, taktikat apo çfarëdo që të themi si trajnerë do t’i përshtatim në bazë të cilësisë së lojtarëve”, tha Guardiola.

Dhe mbi të gjitha, më jepni lojtarë që shkojnë të luajnë pa frikë në Anfield, Bernabeu, Camp Nou apo kudo dhe më thoni: Unë do të luaj më së miri. Ky është ndryshimi. Lojtarët më të mirë e kanë këtë”, shtoi trajneri spanjoll.

Kur fiton apo kur humbet gjithnjë duhet edhe të përshtatesh. Ditë pas dite, lojë për lojë, javë pas jave”. Lojtarët e rinj sjellin gjithmonë energji dhe kjo më rigjallëron shumë. Unë kam nevojë për energji vetë dhe njerëzit më japin”, deklaroi Pep Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit