Dështim në Premier League, por objektiv i Milanit! Allegri kërkon “bomberin” e preferuar

13 Qershor 2025
17:55
Telesport
back button

Milani po kërkon një “bomber” të vërtetë. Më saktë, trajneri Allegri, i cili ka këmbëngulur që Milani të ketë një qendërsulmues të klasit botëror.

“Tuttosport” raporton se objektivi i “Djallit” është Darwin Nunez i Liverpool. 30 milionë eurot që Milani shpenzoi në janar për Santiago Gimenez duket se nuk mjaftojnë për të plotësuar dëshirat e trajnerit Allegri.

Nunez, i blerë nga Benfica në 2022 për mbi 80 mln euro, ka dështuar te Liverpool. Serie A mund të ishte shpëtimi i tij, aty ku futbolli luhet me ritëm më të ulët dhe ka kohë rikuperimi për t’u rikthyer në formën e vjetër.

Milani planifikon ta huazojë sulmuesin me të drejtë blerjeje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit