Bergomi i sigurt: De Bruyne “i plakur”? Joooo, goditje e jashtëzakonshme e Napolit

14 Qershor 2025
8:41
Alfred Lleshi
back button

Ish-mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares Italiane, Giuseppe Bergomi, nga studiot e “Sky Sport” ka dhënë mendimin e tij mbi ardhjen e Kevin De Bruyne te Napoli.

Diskutimi është fokusuar kryesisht te mosha e kampionit të ardhur nga Manchester City. 33 vitet e belgut kanë bërë që disa të mendojnë se ky transferim përkon me një fazë rënëse të karrierës së tij.

Bergomi nuk është aspak i këtij mendimi, përkundrazi, e kundërshton qartë: “Mendoj që është një goditje e jashtëzakonshme. Në të kaluarën mendoja se lojtarët mbi 33-34 vjeç mund ta kishin të vështirë, por në kampionatin tonë, përkundrazi, përshtaten shumë mirë”.

Për të përforcuar mendimin e tij, “Zio” solli shembullin e Interit, që me Simone Inzaghin është mbështetur pikërisht te disa lojtarë mbi 30 vjeç, që kanë qenë vendimtarë: “Mjafton të shohësh katër vitet që ka bërë Interi me lojtarë të atyre moshave.

Ata kanë bërë një rrugëtim të shkëlqyer. De Bruyne ka cilësi teknike, vjen në një skuadër të konsoliduar me metodë të qartë loje dhe mund të japë shumë. Për kampionatin tonë është i përshtatshëm edhe Modric”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit