Deklarata e Ribery tërbon tifozerinë e Bayern Munich para ndeshjes me Boca Juniors!

15 Qershor 2025
19:45
Telesport
back button

Bayern Munich debutoi sot kundër Auckland City me fitore me golaedë dhe tani vëmendja është kthyer tashmë në ditën e dytë, kur klubi i trajnuar nga Vincent Kompany do të përballet me Boca Juniors në një përballje interesante me një aromë globale.

Mbrëmja u ndez nga Franck Ribery, ish-ylli i Bayernit, i cili në një intervistë me FIFA-n zbuloi mbështetjen e tij të papritur për ekipin argjentinas: “Unë jam një tifoz i madh i Boca Juniors, i dua shumë. Shpresoj që një ditë të jem në gjendje të shkoj në Argjentinë, më pëlqen atmosfera atje. Dhe jam i sigurt se ata mund të fitojnë. Ata kanë një mentalitet të shkëlqyer dhe një shpirt fitues”.

Një deklaratë që ka shkaktuar diskutime në Gjermani, aq sa në rrjetet sociale disa tifozë të Bayern Munich kanë theksuar faktin se Ribery është një legjendë e bavarezëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit