Kupa e Botës për Klube: PSG e nis me këmbë të mbarë, fiton pastër ndaj Atletico Madrid

15 Qershor 2025
23:01
Telesport
back button

PSG e ka nisur me këmbën e mbarë Kupën e Botës për Klube, duke mundur në ndeshjen e parë 4-0 Atletico Madridin. Francezët zhbllokuan takimin në minutën e 20-të, ku pas një aksioni të gjatë të tyre, Fabian Ruiz dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme nga distanca, pas asistit të marrë nga Kvaratskhelia.

Në minutën e 23-të, madrilenët pretenduan për një faull të Nuno Mendes ndaj Giuliano Simeone dhe kërkuan kartonin e kuq për të, duke qenë lojtari i fundit, por arbitri kryesor i takimit, nuk dha as faull e as karton të verdhë për portugezin e PSG-së.

Në fund të pjesës së parë, francezët dyfishuan shifrat me portugezin Vitinha. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për PSG-në.  Në minutën e 58-të, Julian Alvarez gjen golin, por që anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 78-të, madrilenët mbeten me 10 lojtarë, pasi Clement Lenglet mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës. Në minutën e 87-të, Senny Mayulu shënoi golin e tretë për francezët.

Në minutën e 97-të Kang-In Lee shënon golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.  Pas kësaj fitoreje, francezët kryesojnë grupin B me 3 pikë. Nesër në orët e para të mëngjesit luhet sfida tjetër e këtij grupi mes Seattle Sounders dhe Botafogo.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit