Botërori për Klube / Botafogo mposht amerikanët, Porto vetëm barazim me brazilianët

16 Qershor 2025
8:13
Alfred Lleshi
back button

Debutim fitues për brazilianët e Botafogos në Botërorin për Klube. Ata mposhtën 2-1 amerikanët e Seattle Sounders FC. Golat vendimtarë u shënuan në pjesën e parë; në minutën e 28-të nga Cunha dhe në të 44-ën nga Jesus.

Për Seattle ngushtoi diferencën Roldan në minutën e 76-të. Amerikanët humbën në kohën shtesë mundësinë për të barazuar ndeshjen. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në grupin C, së bashku me PSG dhe Atletico Madrid.

Po për Botërorin e Klubeve, u luajt dhe përfundoi në barazim 0-0 sfida mes brazilianëve të Palmeiras dhe portugezëve të Portos, e vlefshme për grupin A. Ndeshja u zhvillua në “MetLife Stadium”, në New Jersey, dhe ishte kryesisht e ekuilibruar.

Palmeiras u duk më kërkues dhe pati një rast të madh për të kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Porto pati dy raste të mira, ndërsa në fund brazilianët provuan sërish dhe goditën shtyllën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit