Tudor: I lumtur për rinovimin, tani shohim përpara. Vlahovic? I etur dhe motivuar si gjithë të tjerët

16 Qershor 2025
8:25
Alfred Lleshi
back button

Trajneri Igor Tudor, i intervistuar nga DAZN në SHBA, ka folur edhe për rinovimin e fundit të kontratës me Juventusin deri në vitin 2027, përveç se ka komentuar gjendjen e skuadrës në prag të Botërorit për Klube: “Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen bashkë dhe tani shohim përpara. Tani fillojmë menjëherë dhe synimi është t’i bëjmë gjërat siç duhet”.

Për gjendjen e Vlahovic: “Kam folur me të gjithë lojtarët, janë mirë. Të gjithë janë të etur dhe të motivuar. Atmosfera është shumë e mirë, e mbyllëm kampionatin në mënyrën më të mirë dhe atmosfera vazhdon të jetë pozitive”.

Për Rugani dhe Kostic: “Janë djem të mirë, i kam parë këtë javë dhe me siguri do të na ndihmojnë”.

Për ambiciet në Botërorin për Klube: “Juventusi ka gjithmonë të njëjtën ambicie, të fitojë. Duam ta bëjmë këtë me përulësi. E dimë që këtu janë skuadrat më të mira në botë, por nuk kemi ardhur sa për të marrë pjesë, kjo është e qartë. Udhëtimi ka qenë i lodhshëm, tani duhet të përshtatemi shpejt me orarin dhe me temperaturat, sepse luajmë që të mërkurën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit