Zanetti nuk ka dyshime: Lautaro, një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Interit

17 Qershor 2025
7:41
Alfred Lleshi
back button

Para ndeshjes së parë të Interit në Botërorin për Klube, e planifikuar më 18 qershor, kundër Monterrey, pritshmëritë janë të larta. Zv.presidenti i zikaltërve, Javier Zanetti, ka folur për kanalet zyrtare të FIFA-s, duke u shprehur për dy nga bashkëkombasit e tij më të dashur: Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.

Për “10” e kombëtares argjentinase, Zanetti nuk i kurseu lavdërimet: “Po flasim për lojtarin më të mirë në botë. Ta shohësh ende në fushë dhe të kesh mundësinë ta shijosh është me të vërtetë një përvojë e bukur”.

Duke parë tashmë drejt Botërorit 2026, ikona e Interit ka theksuar rëndësinë e “La Pulga”: “Duhet të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë gjithmonë. Është një pikë e madhe reference, është kapiteni. Mënyra se si na përfaqëson në çdo cep të botës është diçka që meriton vetëm lavdërime”.

Jo më pak të ndjera ishin fjalët për kapitenin e Interit, Lautaro Martinez: “Ai është pika jonë e referimit, kapiteni. Është një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Interit, e vendos pa dyshim mes më të mëdhenjve”. Një vlerësim i madh nga një legjendë zikaltër, që nënvizon rolin thelbësor të “Toros” jo vetëm në fushë, por edhe si simbol dhe lider i skuadrës në këtë aventurë botërore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit