“Te Manchester United preka fundin ndaj u largova, s’dua të rikthehem më aty”

17 Qershor 2025
13:35
Telesport
back button

Sulmuesi i Manchester United, Antony, ka pranuar se preku fundin gjatë një periudhe të vështirë këtë sezon në “Old Trafford”. Ai luajti vetëm dy herë si titullar, asnjëherë në Premier League, para së të huazohej te Real Betis, në La Liga, në janar.

Pas këtij transferimi braziliani ishte një lojtar tjetër, duke e përfunduar sezonin me nëntë gola dhe pesë asistime për klubin në të gjitha garat. Ai ndihmoi ekipin të shkojë deri në finalen e Conference League, ku u mund nga Chelsea.

Duke reflektuar për gjysmën e parë të sezonit, Antony tha: “Asokohe nisa të dyshoj edhe në veten time, por familja ime gjithmonë më ka thënë të rri i qetë sepse procesi është i dhimbshëm dhe njerëzit duhet ta pranojnë”.

Sot e kuptoj më mirë pas gjithçkaje që kam përjetuar por edhe për përvojën që kam fituar. Unë po arrija fundin tek United pa asnjë shpresë, pavarësisht se vazhdoja të bëja pjesën time në klub. U ndjeva mirë te Betis”, tha Antony.

Ai shtoi se thirrja në kombëtare për herë të parë që nga viti 2023, ka qenë emocional: “Ishte më emocionuese se hera e parë që u grumbullova në vitin 2021 për shkak të gjithçkaje që kam kaluar. Jam mirë me ndihmën e Zotit dhe familjes sime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit