Inzaghi-Al Hilal, marrëveshja ishte arritur para 31 majit. Tek Interi ndihen të turpëruar dhe zhgënjyer

18 Qershor 2025
8:20
Alfred Lleshi
back button

Përpiquni të vendoseni në vendin e një klubi dhe një ambienti që po përpiqen të lënë pas një finale Champions-i të hidhur, me synimin për të hapur një cikël të ri, ndoshta që nga Botërori për Klube me Cristian Chivu në pankinë.

Dhe në vend të kësaj, Interi gjendet i përfshirë në një situatë të pakëndshme, e bërë edhe më e ndërlikuar nga deklaratat e fundit të Esteve Calzada, CEO i Al Hilal, i cili konfirmoi ekzistencën e një marrëveshjeje me Simone Inzaghin para datës 31 maj. Një rrufe në qiell të kthjellët, që nxori sërish në pah paaftësinë e menaxhimit para finales dhe tensionet lidhur me të ardhmen e trajnerit.

Klubi zikaltër ndjeu hidhërim dhe u turpërua kur lexoi ato fjalë, sidomos duke menduar për konferencën e 26 majit, kur Inzaghi kishte folur për oferta të marra. Një e vërtetë e pjesshme, që la shije të hidhur, sepse në realitet, siç mësohet tani, marrëveshja me Al Hilal ishte e qartë dhe e përfunduar, me kontratën gati, mungonte vetëm firma.

Përveç kësaj ekziston zhgënjimi i një drejtuesi si Marotta, që u ndje i lënë mënjanë, pavarësisht dialogut të përditshëm me trajnerin, deri në finale. Asnjë sinjal, asnjë shenjë konkrete për një largim të afërt. Megjithatë, siç e konfirmoi Calzada për BBC: “Ishte vendosur prej kohësh”. Tani është e qartë, Inzaghi ka “luajtur me dy porta”. Dhe çmimi ka qenë shumë i lartë. Kështu shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit