Liverpool i thotë “lamtumirë” italianit pas vetëm një sezoni, Chiesa pranë rikthimit në Serie A

20 Qershor 2025
9:13
Telesport
back button

Lamtumira e Federico Chiesa nga Liverpool është shumë pranë, sidomos tani që skuadra kampione e Anglisë ka kryer përforcimet e para në merkato. 27-vjeçari italian është pranë rikthimit në Itali, ku ka mjaft admirues.

I ardhur një vit më parë në Premier League nga Juventus, sulmuesi luajti vetëm 6 ndeshje në kampionat, 14 në total me Liverpool, duke realizuar edhe dy gola. Dëmtimet dhe mos-ambientimi penalizuan italianin.

Tashmë për Chiesa mundësia e vetme është rikthimi në vendlindje, ku duhet të gjejë një skuadër që të luajë rregullisht. Kështu ai do të mund të fitonte edhe vendin në kombëtaren e trajnerit Gattuso.

Chiesa ka një kontratë deri në vitin 2028 me Liverpool, por ai mund të largohet nga “Anfield” për 15 milionë euro. Disa skuadra italiane janë vënë në ndjekje të sulmuesit, që nuk arriti të lërë gjurmë në Angli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit