Kupa e Botës për Klube: Chelsea e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Flamengo, ende nuk dihet se kur do rifillojë Benfica-Auckland City

20 Qershor 2025
20:49
Telesport
back button

Flamengo-Chelsea është sfida e radhës që po luhet aktualisht në Philadelphia, e vlefshme për grupin D në Kupën e Botës për Klube. Londinezët gjetën golin me Pedro Neto në minutën e 13-të.

Sulmuesi portugez përfitoi nga një gabim fatal i lojtarëve të Flamengo-s në mesin e fushës dhe pasi mori topin i vetëm e dërgoi atë në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për londinezët. SHIKOGOLIN

Ndërkohë ende nuk dihet se kur dhe nëse do rifillojë apo jo ndeshja e ndërprerë për shkak të motit të keq mes Benfica dhe Auckland City. Portugezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, falë golit me penallti nga Angel Di Maria.

Përveç numrit të paktë të tifozëve në stadium, koha e keqe është një tjetër problem madhor në Kupën e Botës për Klube. Kjo është ndeshja e katërt e ndërprerë në Kupën e Botës për Klube, që po mbahet në SHBA, pikërisht për shkak të motit të keq. Sikur të mos mjaftonte numri i pakët i tifozëve në stadium, moti i keq është një tjetër problem madhor që po ndikon negativisht në këtë kompeticion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit