“Joshua do të tërhiqet nga boksi në vitin 2026, synon dy duele me ish-kampionët e botës”

21 Qershor 2025
11:04
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua do të tërhiqet nga sporti vitin tjetër, në moshën 36-vjeçare. Këtë gjë e konfirmoi promotori Eddie Hearn, që shtoi se Joshua është në një garë me kohën për të zhvilluar duelety e fundit në karrierën e tij.

Joshua ka qenë një yll i madh në boksin britanik, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë luftime me rivalët e tij kryesorë, Deontay Ëilder dhe Tyson Fury. Pikërisht këto dy emra janë objektivat e tij para se të varë dorezat në gozhdë.

Fury u tërhoq pasi humbi për herë të dytë ndaj Oleksandr Usyk, ndërsa Joshua duhet të rikuperohet pas një disfate dërrmuese me KO ndaj Daniel Dubois vitin e kaluar. Joshua ka pasur një operacion të suksesshëm në bërryl dhe është në kërkim të një sfide në gjysmën e dytë të vitit.

Deontay Wilder duelon javën e ardhshme. Unë e di se ai është një emër që është përmendur nga Joshua“, tha promotori i Joshua, Eddie Hearn për “Sky Sports”.

Ekziston mundësia që Joshua të mund të ndeshet me Deontay Wilder në fund të viti dhe më pas të përballet me Tyson Fury. Kështu, ai kompleton ciklin e tij duke u përballur me të gjithë boksierët elitarë te peshës së rëndë të kësaj gjenerate”, tha Hearn.

Joshua beson se Fury ende mund të rikthehet për të dueluar ndja tij në derbin britanik. Nëse nuk e bëjmë sfidën me Tyson Fury, do të ishte një mekat i madh. Për mua, kjo sfidë duhet të ndodhë, nuk ka asnjë justifikim tani”, shtoi Eddie Hearn.

2026 mund të jetë viti i fundit i Joshua në këtë sport. Ai nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, por është i motivuar, ndihet mirë fizikisht tani për t’u rikthyer në kamp dhe i gatshëm për një ndeshje të fundit të kësaj karriere të jashtëzakonshme. Shpresojmë që kjo të përfshijë një luftë me Fury”, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit