“Chivu është një trajner i shkëlqyer dhe i përgatitur, më ka surprizuar shumë”

23 Qershor 2025
7:58
Alfred Lleshi
back button

Pas fitores kundër Urawa Red Diamonds, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, foli për mikrofonat e “SportMediaset”: “E kishim studiuar këtë ndeshje, e dinim që do të ishte kështu. Qëndronin të gjithë, 10 prapa vijës së topit, ishte ndeshje me shumë vështirësi. Duke pësuar gol, na duhej të vraponim pas rezultatit, por vazhduam të luanim, pavarësisht vështirësive. Duhet të përmirësohemi, me një goditje në portë na shënuan gol dhe ky është një aspekt ku duhet të rritemi shumë”.

A është ky, momenti i kthesës në këtë Botëror?
Mund të jetë. Me Monterrey patëm shumë zotërim topi, por nuk arritëm të depërtonim. Duhet të japim diçka më shumë, ndonjëherë mbajtja e topit nuk mjafton. Sigurisht që në pjesën e dytë bëmë shumë mirë.

Tani vjen sfida ndaj River Plate…
Luajtëm në një fushë më të mirë se herën e kaluar, topi rrëshqiste më lehtë. Kur fushat janë të tilla, loja bëhet më e shpejtë. Do të përballemi me një skuadër që ka ide loje dhe një trajner që ka fituar shumë. I njoh mirë, janë ish-shokë të kombëtares. Do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë, duhet të përgatitemi mirë.

A jeni më të lirë tani nga mendja?
Chivu po na jep shumë, edhe ne po e ndihmojmë shumë. Duhet të japim kontributin tonë, gjëja e rëndësishme është se duhet të besojmë në gjithçka që na thotë. Është një trajner i shkëlqyer, i përgatitur dhe më ka surprizuar shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit