Pas 4 sezonesh me Empoli, mbrojtësi Adrian Ismajli drejt Bologna si transferim i lirë

23 Qershor 2025
11:19
Telesport
back button

Skuadra e Bologna po shikon përreth dhe kërkon përforcime në mbrojtje për sezonin e ri 2025-2026. Me Lucumì dhe Beukema të kërkuar nga disa skuadra, skuadra “kuqeblu” po përpiqet të mbrojë veten duke parë edhe në tregun e lojtarëve të lirë.

Një prej tyre është mbrojtësi shqiptar Adrian Ismajli, i cili shihet si një opsion për të ardhur në Bologna këtë verë. Kontratat e mbrojtësit kuqezi me Empoli skadon më 30 qershor, ndaj ai do të mbërrinte te Bologna si një transferim të lirë.

Ismajli ka luajtur me Empoli në Serie A në 4 sezonet e fundit, duke u aktivizuar në total në 106 ndeshje, ndërkohë që ka luajtur edhe me Spezia në Serie A. Ndaj, përvoja në këtë kampionat nuk mungon për 28-vjeçarin shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit