Luis Henrique, një nga blerjet e reja të zikaltërve, foli për “Corriere della Sera”: “Objektivat e mi janë ta ndihmoj Interin të fitojë, personalisht dua ta përmirësoj sezonin e kaluar, që për mua ishte më i miri deri tani”.
Për përshtypjet e para te zikaltrit: “Më ka impresionuar intensiteti i stërvitjeve, duhet të përmirësohem taktikisht, sepse futbolli francez është më shumë fizik. Të mbroj më kushton pak (qesh), por e di që duhet ta mësoj edhe këtë”.
Për Chivu: “Më kërkon të qëndroj lart në sulm, të provoj gjithmonë diçka, flasim shumë bashkë”.
Në krahun e tij ka konkurrencë, quhet Dumfries: “Nuk e kam aspak të lehtë, për këtë arsye duhet ta rris nivelin tim. Kemi karakteristika pak të ndryshme, gjithçka do të varet nga situatat”.
Braziliani u ndal edhe te sezoni i kaluar me Marseille: “Kontakti i parë me Francën ishte i vështirë, por kur u ktheva nga huazimi te Botafogo u rrita shumë dhe De Zerbi më dha mbështetje të plotë. Kur u përshëndetëm, më tha të kënaqesha dhe të vazhdoja të bëja atë që kisha mësuar me të”.







