Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ende nuk di me siguri nëse sulmuesi Kylian Mbappe do të zbresë në fushë ndaj Austrisë, në ndeshjen e parë në grup të vlefshme për Euro 2024.
Sulmuesi është stërvitur në palestër tri ditë nga ndeshja, për shkak të një virusi gripal që e ka mbërthyer orët e fundit. Në seancën e fundit stërvitore ishin mbi 4000 tifozë që kanë mbështetur ekipin.
Gjithsesi, në fushë mundoi sulmuesi i ri i Real Madrid, ndërkohë që stafi mjekësor po punon për ta rikthyer sa më shpejt në formë. Për të evituar që gjendja shëndetësore të përkeqësohet u vendos që ai të stërvitej në palestër.
Mbappe është edhe kapiteni i Francës në këtë turne, njeriu ky Deschamps dhe i gjithë vendi mbështet shpresat e tij. Në seancën e fundit stërvitore mungoi edhe Kingsley Koman, që gjithshtu u stërvit në palestër.







