Gjermania ka hipotekuar 3 pikët e para dhe thuajse gjysmen e punes per kalimin ne fazen me eliminim direkt te kompeticionit. Skuadra e drejtuar nga Nagelsmann ka shkaterruar 3-0 Skocine ne 45′ e para teksa ka shenuar 3 here me golat e Wirtz, Musiala dhe Havertz (ky i fundit me penallti) Kombetarja britanike ka mbetur edhe me dhjete pas daljes me te kuq te Porteous.
Gjermania – vendi prites i Euro 2024 – eshte shfaqur e papërmbajtshme qe në minutat e para në ndeshjen hapëse të Europianit, përballë Skocisë. Florian Wirtz zhbllokoi takimin me një goditje të zgjuar nga vija e 11 metrave.
Pas vetëm 19 minutave lojë vjen edhe goli i dytë i realizuar nga Musiala. Pikerisht Musiala fitoi penallti qe VAR me pas korigjoi dhe e dha faull ne hyrje te zones.
Por, Gjermania do te gjente edhe golin e trete. Topi i futur në zonë nga Kimmich në kërkim të Gundoganit, goditja me kokë e të cilit është ndërprerë në vijën e portës nga Gunn: ndërsa aksioni vazhdon, numri 21 gjerman goditet fort nga Porteous. Pas rishikimit të pamjeve ne VAR, arbitri Turpin akordon 11-te metersh dhe nxjerr kartonin e kuq ndaj qendërmbrojtësit skocez.







