Euro 2024 | Fitore me “5 yje”. Gjermania shkruan dy faqe historie brenda 90 minutash! (VIDEO)

14 Qershor 2024
23:10
Telesport
back button

Gjermania ka shënuar fitoren e saj më të madhe ndonjëherë në Kampionatin Evropian! Është gjithashtu fitorja më e madhe ndonjëherë nga një skuadër në ndeshjen hapëse të turneut në historinë e kompeticionit.

Gjermania ka hipotekuar 3 pikët e para dhe thuajse gjysmen e punes per kalimin ne fazen me eliminim direkt te kompeticionit. Skuadra e drejtuar nga Nagelsmann ka shkaterruar 5-1 Skocine teksa ne 45′ e para ka shenuar 3 here me golat e Wirtz, Musiala dhe Havertz (ky i fundit me penallti) Kombetarja britanike ka mbetur edhe me dhjete pas daljes me te kuq te Porteous. Pjesa e dyte solli golat e shenuar nga Fullgruk dhe Emre Can, teksa ne mes ishte autogoli i Rudiger.

Pjesa e pare – Gjermania – vendi prites i Euro 2024 – eshte shfaqur e papërmbajtshme qe në minutat e para në ndeshjen hapëse të Europianit, përballë Skocisë. Florian Wirtz zhbllokoi takimin me një goditje të zgjuar nga vija e 11 metrave.

Pas vetëm 19 minutave lojë vjen edhe goli i dytë i realizuar nga Musiala. Pikerisht Musiala fitoi penallti qe VAR me pas korigjoi dhe e dha faull ne hyrje te zones.

Por, Gjermania do te gjente edhe golin e trete. Topi i futur në zonë nga Kimmich në kërkim të Gundoganit, goditja me kokë e të cilit është ndërprerë në vijën e portës nga Gunn: ndërsa aksioni vazhdon, numri 21 gjerman goditet fort nga Porteous. Pas rishikimit të pamjeve ne VAR, arbitri Turpin akordon 11-te metersh dhe nxjerr kartonin e kuq ndaj qendërmbrojtësit skocez.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka preferuar nga minuta e parë në majë të sulmuesin e Arsenalit, Florian Wirtz, i mbështetur nga Musiala dhe Writz. Në stol dy “peshat e rënda” të Bayernit, Muller dhe Sane. Dhe duket se zgjedhja e tij ka shperblyer!

GOLI I WIRTZ – VIDEO

GOLI I MUSIALA – VIDEO

EPISODI I VAR – VIDEO

GOLI I HAVERTZ – VIDEO

Pjesa e dyte – Edhe pse ka ulur ritmin, Gjermania megjithate argeton teksa Neuer duket se eshte spektator pa pagese. Keshtu, me aktivizimin e Fullkrug shtohet rreziku ne sulm dhe sulmuesi i Dortmund gjen golin e 4-0. Ai do te shenoje edhe me pas por VAR anulon per pozicion te parregullt.

Rudiger ben nje dhurate dhe me koke dergon topin ne porten e tij duke zgjuar Neuer dhe Gjermanine. Festa e tifozeve skocez per golin e pare nderpritet kur vjen edhe goli i Emre Can, i sapofutur dhe i therritur vetem ne fund nga Gjermania. 5-1 dhe mund te mjaftoje per ndeshjen e pare!

GOLI I FULLGRUK – VIDEO

AUTOGOLI I RUDIGER – VIDEO

GOLI I EMRE CAN – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit