Te Reali nuk ndihet “rehat”, Man. City, Arsenal dhe Liverpool në garë për yllin madrilen

8 Korrik 2025
20:46
Telesport
back button

Aventurës së Rodrygo te Real Madrid i ka ardhur fundi, braziliani ka humbur rëndësinë e dikurshme që ka pasur në ekip dhe roli i tij është zvogëluar gjithnjë e më shumë, sidomos pas ardhjes së Xabi Alonso-s.

Ndaj, braziliani po mendon për një largim të mundshëm nga Madridi. Drejtuesit e “Los Blancos” nuk janë kundër largimit të yllit brazilian, por mjafton të paguhet shifra që ata kanë vendosur për kartonin e tij, që është 90 milionë euro.

Duke parë situatën aktuale të lojtarit, interesi për të nga klubet e mëdha po vjen duke u shtuar, sidomos nga gjigantët e Premier League. Arsenali duket se është në një pozicion të favorshëm, pasi po kërkon të forcojë krahun e majtë me një lojtar që mund të bëjë diferencën që nga minuta e parë. Mikel Arteta beson se braziliani mund të jetë çelësi i sistemit të tyre ofensiv, dhe londinezët tashmë kanë treguar gatishmëri për të përmbushur kushtet ekonomike të kërkuara nga Real Madridi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit