Zvicra ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen hapëse të Grupit A të Euro 2024, duke mposhtur Hungarinë me rezultat 3-1.
Duah, Aebischer dhe Embolo shënuan. Në fund të ndeshjes, mesfushori Granit Xhaka u shpreh i kënaqur me rezultatin e arritur:
“Jam shumë i lumtur, luajtëm mirë në pjesën e parë, duke u përballur me reagimin e tyre në pjesën e dytë me vendosmëri dhe duke e mbyllur përfundimisht ndeshjen në fund.
“Është gjithmonë pozitive ta fillosh në këtë mënyrë, duke fituar tri pikë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të mirë. Megjithatë, ende nuk kemi arritur asnjë objektiv, ndaj përqendrim maksimal për sfidat e radhës”.