Euro 2024 | Spanja e papërmbajtshme, ndëshkon Kroacinë me 3 gola në pjesën e parë (Video)

15 Qershor 2024
18:49
Denis Hakanaj
back button

Spanja dhe Kroacia kanë hapur ndeshjet e Grupit B të Europianit, që është edhe grupi i Shqipërisë, që mbrëmjen e sotme do të përballet me Italinë.

Ka shkuar gjithçka mirë për spanjollët në 45 minutat e para të ndeshjes që po zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit.

Spain [1] – 0 Croatia – Alvaro Morata 29′ – Video

Skuadra e De La Fuente-s, në fakt, ka zhbllokuar takimin në minutën e 29-të me një gol të Alavaro Morata-s, i cili është lënë në mënyrë të pashpjegueshme i pambuluar nga mbrojtja kroate.

Tri minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë për spanjollët i shënuar nga Ruiz, pas një aksioni të bukur personal.

Spain [2] – 0 Croatia – Fabian Ruiz 32′ – Video

Kroacia ka shkuar shumë afër ngushtimit të diferencave në minutën e 34-t me një goditje të Brozovic, por Unai Simon ka shmangur golin me një pritje të jashtëzakonshme.

Spain [3] – 0 Croatia – Daniel Carvajal 45+3′ – Video

Në fundin e 45 minutave të para ka ardhur edhe goli i tretë i Spanjës, i shënuar nga Carvajal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit