Një nga yjet që tifozët presin me padurim ta shohin në fushë në Euro 2024 është Cristiano Ronaldo.
Në konferencën për shtyp në prag të debutimit në Kampionatin Europian me Portugalinë e tij, ylli i Al Nassr ka thënë:
“Ankthi nuk mungon asnjëherë, ajo ndjesi në stomak, veçanërisht ditën para ndeshjes.
“Më bën të lumtur që e kam akoma këtë ndjesi. Kur nuk ndodh më, do të thotë se është më mirë që të ndalesh”.