Frikë në Europian: policia gjermane hap zjarr ndaj një personi pak para fillimit të Poloni-Holandë

16 Qershor 2024
14:20
Denis Hakanaj
back button

Frika në Hamburg para ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës e vlefshme për turin e parë të Euro 2024.

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, tifozët holandezë po ecnin përgjatë Reeperbahn në drejtim të Volsparkstadion kur një burrë u përpoq t’i sulmonte ata duke përdorur një sëpatë të artë.

Policia tentoi ta ndalonte me gaz lotsjellës, por më pas u detyrua të përdorte armë zjarri.

Katër të shtëna me armë zjarri dhe personi në fjalë aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me atë që ndodhi, pas raportimit të Bild, ka mbërritur edhe deklarata zyrtare nga policia e Hamburgut.

“Aktualisht po zhvillohet një operacion i madh policor në St. Pauli, lagje e qytetit të ngjarjes. Sipas konstatimeve fillestare, një person ka kërcënuar efektivët e policisë me sëpatë dhe një mjet ndezës.

“Shërbimet e urgjencës më pas përdorën armë zjarri. Personi u plagos dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit