“Askush nuk beson te ne kundër Gjermanisë”, Rossi: Por dua t’ju kujtoj një gjë

16 Qershor 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, pranon se pak njerëz i japin skuadrës së tij shumë mundësi në ndeshjen e dytë të Euro 2024 kundër Gjermanisë javën e ardhshme, por ende beson se lojtarët e tij mund të rikuperojnë nga humbja e së shtunës ndaj Zvicrës.

“Nëse shikoni ndeshjen e Gjermanisë, atëherë unë mendoj se njerëzit nuk do të vënë bast për Hungarinë, as edhe një euro”, tha italiani pas humbjes 3-1 nga zviceranët në Këln.

Rossi tha se vetëm tre ose katër nga lojtarët e tij kishin prodhuar nivelin e kërkuar kundër Zvicrës, megjithëse një paraqitje e përmirësuar e pjesës së dytë ofroi shpresë për të ecur përpara.

Hungaria u cilësua si një nga ekipet surprizë me mbërritjen e tyre në Gjermani, falë një fushate të fortë kualifikuese dhe një ecurie të pamposhtur prej 14 ndeshjesh që u ndërpre vetëm nga një humbje në një miqësore me Irlandën në përgatitjen e turneut.

Por ata u mposhtën nga zviceranët dhe tani përballen me një betejë për të kaluar në 1/8-at.

Ata luajnë me një skuadër të fuqishme gjermane në Shtutgart të mërkurën përpara se të përballen me Skocinë, gjithashtu në Shtutgart, të dielën e ardhshme.

“Pra, që nga sot duket e pamundur, por siç e treguam në Europianin e fundit, ne humbëm ndaj Portugalisë 3-0 (në ndeshjen hapëse), por më pas barazuam me Francën dhe ishim gjashtë minuta larg kualifikimit për në 1/8-at kundër Gjermanisë”, tha Rossi.

“Por Gjermania është një skuadër tjetër tani dhe, jo vetëm sepse fituan 5-1 kundër Skocisë, e kam thënë në intervista më parë se për mendimin tim gjermanët janë favoritët më të mëdhenj për titull”.

Hungaria me siguri do të marrë zemër nga tre vjet më parë, kur rimori veten nga tre golat e pësuar në fund kundër Portugalisë për të barazuar 1-1 me Francën dhe më pas ishte 2-1 në avantazh kundër Gjermanisë, para se Leon Goretzka të barazonte në fund vonë dhe të linte Hungarinë në vendin e fundit të grupit dhe ta eliminonte nga kompeticioni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit